Avionët prej letre: Mbyllet botërori, dalin fituesit

Austria u bë vendi organizator i evenimentit më të vecante, kampionatit Botëror të avionëve prej Letre që ishte në edicionin e pestë të tij.

Fun

20/05/2019 15:17

Në këtë kompeticion që u mbyll me Superfinalet në Salzburg, morën pjesë 176 pilotë nga 58 vende të botës. Sportistët garuan në 3 kategori; distancën më të gjatë, kohën më të gjatë të qëndrimit në ajër dhe akrobacitë.

Superfinalja e Salzburgut ishte etapa kulmore e një garimi që nisi me 437 fazat kualifikuese ku morën pjesë në total 52 000 pilotë. Në kategorinë për Akrobacitë, pilotët lëshonin avionët e tyre prej letre me një prezantim kreativ që zgjaste për 60 minuta dhe fituesja ishte Katerina Ahafonobva nga Ukraina, e vetmja femër që ia doli të kualifikohej për këtë finale, transmeton “Tch”.

Një duel interesant u pa në kategorinë për kohën më të gjatë të fluturimit të avionëve prej letre mes Cameron Clark dhe Vince Scholl ku fitues doli Clark me 13.33 sekonda. Përsa i përket kategorisë së Distancës më të gjatë të përshkuar triumfoi amerikani Jake Hardy me 56.61 m që la pas serbin Krstic dhe sllovenin Tershek.