Avdullah Hoti- Vetëvendosjes: Me shantazhin për zgjedhje, nuk arrihet asgjë

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Ai tha se po i përcjell qëndrimet politike dje dhe sot nga radhët e Vetëvendosjes. Hoti tha se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por kjo duhet dhe mund të…

Lajme

07/08/2026 12:12

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Ai tha se po i përcjell qëndrimet politike dje dhe sot nga radhët e Vetëvendosjes.

Hoti tha se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis, transmeton lajmi.net.

Sipas tij duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë.

Postimi i plotë:

Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së.

Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis.

Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi./Lajmi.net/