Avdullah Hoti për qeverinë e Kurtit: Shpenzuan mbi 2 miliardë euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore

Ish deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti ka shkruar në lidhje me Qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se i kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021-2025, por që sipas tij nuk mund t’i përmendin tri projekte madhore për t’i arsyetuar këto shpenzime. Ai i ka përmendur disa projekte të…

Lajme

25/05/2026 09:23

Ish deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti ka shkruar në lidhje me Qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se i kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021-2025, por që sipas tij nuk mund t’i përmendin tri projekte madhore për t’i arsyetuar këto shpenzime.

Ai i ka përmendur disa projekte të tyre që disa as nuk janë nisur e disa nuk janë përfunduar.

  1. “Autostrada e Gjilanit,
  2. Hekurudha Prishtinë–Durrës (të ishte nisur),
  3. Rruga dhe tuneli Prizren–Tetovë,
  4. Autostrada Prishtinë–Merdarë,
  5. Lidhja e dy autostradave ekzistuese përmes segmentit Lipjan–Shtime–Duhël,
  6. Aeroporti i Gjakovës,
  7. Rrugët rajonale për Pejë, Podujevë, Mitrovicë e Gjakovë, dhe segmente të tjera më të vogla,
  8. Centrali me gaz”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se këto projekte mund të përfundoheshin pasi që sipas tij ka pasur buxhet të mjaftueshëm për këto projekte.

“Imagjinoni ekonominë e Kosovës me këto projekte të përfunduara:

* më i lehtë do të ishte qarkullimi i mallrave,

* më pak kohë dhe shpenzime do të duheshin për udhëtim nga cilido qytet për në Prishtinë,

* më lirë do të kushtonte energjia elektrike?

* miliarda euro do të futeshin në qarkullim, të cilat do të gjeneronin mijëra vende të reja pune dhe rritje ekonomike më të lartë,

* do të përmirësohej ambienti i të bërit biznes në Kosovë pasi kostoja e rë bërit biznes do të ulej”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri normale që menaxhon zhvillimin ekonomik dhe Kosovës jo një qeveri që krijon kriza, e pastaj merret me menaxhimin e tyre. /Lajmi.net/