Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg. Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe avancimin e proceseve parlamentare. Haxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për Kosovën, veçanërisht në drejtim…

Lajme

19/03/2026 13:56

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe avancimin e proceseve parlamentare.

Haxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për Kosovën, veçanërisht në drejtim të fuqizimit të rolit të Kuvendit dhe promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.

“Bashkëpunimi ynë mbetet i rëndësishëm për thellimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve më të qëndrueshme”, theksoi kryekuvendarja.