AUV vendos ndalim për importin e kafshëve dhe produkteve nga Maramures, Rumani

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar sot se ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë. Sipas raportimeve zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, më 09.02.2026 u konfirmua prania e sëmundjes së…

Lajme

10/02/2026 14:23

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar sot se ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë.

Sipas raportimeve zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, më 09.02.2026 u konfirmua prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) në një fermë familjare në këtë rajon, te kafshët shtëpiake, shkruan lajmi.net.

Vendimi i AUV-së, i bazuar në Ligjin për Veterinarinë, ndalon importin e:

Gjedhëve

Deleve

Dhive

Derrave

Si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar.

Kjo masë hyn në fuqi menjëherë, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.

AUV gjithashtu konfirmon përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar. /Lajmi.net/