AUV vazhdon të operojë me mungesë të inspektorëve, në regjionin e Prishtinës janë vetëm katër

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende po vazhdon të ketë mungesë të inspektorëve dhe kjo rrezikon mbikëqyrjen e rregullt të produkteve ushqimore. Zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi i tha Lajmi.net se situata është mjaft urgjente kjo për të siguruar ushqimin dhe të garantojnë për shëndetin e qytetarëve. Thaçi fillimisht tha se AUV-i punon në të…

Lajme

03/06/2025 16:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende po vazhdon të ketë mungesë të inspektorëve dhe kjo rrezikon mbikëqyrjen e rregullt të produkteve ushqimore.

Zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi i tha Lajmi.net se situata është mjaft urgjente kjo për të siguruar ushqimin dhe të garantojnë për shëndetin e qytetarëve.

Thaçi fillimisht tha se AUV-i punon në të gjitha hallkat e zinxhirit qe arrihet siguria e një produkti, pastaj lejohet të qarkulloj ne treg dhe përmendi se krahasuar me vendet e rajonit siguria e ushqimit në vendin tonë është e nivelit më të lartë.

Thaçi tregoi se edhe pse me numër të kufizuar të inspektorëve, AUV-i si institucion qe brenda një viti kanë realizuar dhjetëra-mijëra kontrolle, mijëra teste analiza laboratorike për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të produkteve. Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 70950 kontrolle zyrtare.

“Numri i inspektimeve të realizuara për Vitin 2024 është 70950 (inspektime dhe kontrolle ne kufij) , ndërsa ketë vit Janar-Prill 2025 janë 18846 (inspektime dhe kontrolle ne kufij). Për të gjitha rastet kur inspektori vlerëson se ka pasur veprime të operatorit ekonomik të cilat bin ne kundërshtim me rregullat ligjore janë iniciuar procedura në Gjykatë. Gjatë viti 2024 janë iniciuar gjithsejtë 107 lëndë, ndërsa në periudhën janar-Prill 2024 janë iniciuar 32 lëndë. Pastaj janë organet e drejtësisë qe përcaktojnë peshën e ndëshkimit”, tregoi ai.

Ai tutje tregoi edhe për kontrollet e inspektuese në terren për kontrollet e kryera dhe rezultatet e asgjësimit të produkteve gjatë analizave laboratorike.

“Kontrollet inspektuese janë realizuar bazuar në Planin Kombëtarë Vjetor të Kontrolleve Zyrtare-PVKKZ-2024, aktivitete sipas rasteve të identifikuara ndërkohë, pranim të informatave nga Njësia e Përbashkët për Inteligjencë, Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve ( NJPIARK) – QKMK, pranimi i notifikimeve dhe gjurmueshmëria e rasteve në kuadër të RASFF ( Rapid Alert System for Food and Feed). Përkundër se kemi numër të vogël të inspektorëve ne kemi arritur qe brenda një viti ne realizojmë dhjetëra-mijëra kontrolle, mijëra teste analiza laboratorike për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të produkteve. Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 70950 kontrolle zyrtare. Nga të cilat janë asgjësuar 104,191.00 kg produkte ushqimore me origjinë bimore / 47,902.00 cope bime dekorative. Produkte me origjinë shtazore 522,955 kg. produkte mishi, 226,381kg. produkte qumështi, Mjaltë 474 kg. Dhe Peshk 40,505.86 kg. Këtu nuk janë të përfshira kontrollet dhe asgjësimet e Inspektoratit Sanitar të cilët funksionojnë në kuadër të Ministrisë se Shëndetësisë. Qe shpesh na dalin ne ndihme me kontrolle”, u shpreh ai për lajmi.net.

Numri aktual i inspektoreve në AUV:

1. Sektori i Inspektoratit Veterinar – njëzet e tetë (28) Inspektor;

2. Sektori i Inspektoratit Fitosanitar – katërmbëdhjetë (14) Inspektor;

3. Sektori i Inspektoratit Veterinar Kufitar – nëntëmbëdhjetë (17) Inspektor;

4. Sektori i Inspektoratit Fitosanitar Kufitar – tetëmbëdhjetë (18) inspektor.

Aktualisht në regjionin e Prishtinës janë vetëm 4 inspektor, 2 veterinar dhe 2 fitosanitar./Lajmi.net/