AUV tregon kushtet që duhet të plotësohen për fermerët që mbajnë bagëti

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët që mbajnë bagëti. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë kërkohet që të evitohet çdo kontakt i drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë dhe të monitorohet gjendja. Zbatimi i këtyre masave…

Lajme

19/06/2025 13:49

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët që mbajnë bagëti.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë kërkohet që të evitohet çdo kontakt i drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë dhe të monitorohet gjendja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Postimi i plotë i AUV-it:

Për fermerët mbajtës të deleve dhe dhive

Duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që:

• Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;
• Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;
• Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);
• Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.
Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë./Lajmi.net/