AUV nuk e licencon një strehimore të qenve endacak pasi nuk i plotësonte kushtet, kishte kontratë me komunën në Pejë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka nuk e ka licencuar strehimoren e qenve në fshatin Lutogllavë të Pejës, pasi e njëjta nuk i plotësonte kushtet. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar AUV-in për të mësuar më shumë informacione mbi këtë rast. Sipas sqarimit të AUV, strehimorja nuk ishte ndërtuar konform udhëzimeve…

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka nuk e ka licencuar strehimoren e qenve në fshatin Lutogllavë të Pejës, pasi e njëjta nuk i plotësonte kushtet.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar AUV-in për të mësuar më shumë informacione mbi këtë rast.
Sipas sqarimit të AUV, strehimorja nuk ishte ndërtuar konform udhëzimeve dhe nuk është licencuar.
“Lokacioni ku është bërë strehimorja nga operatori i biznesi “Kuqi Farms” Sh.P.K. nga Peja gjendet në fshatin Lutogllavë, komuna e Pejës. Sipas kërkesë së bërë për shqyrtimin e ankesës, inspektoret kanë dale në vendin e ngjarjes , në fshatin Lutogallavë dhe kanë konstatuar se strehimorja e improvizuar nuk është e licencuar nga autoriteti kompetent dhe e njëjta nuk është ndërtuar konform me udhëzimin administrativ 02/2023 Për Kushtet dhe Kërkesat Teknike që duhet plotësuar Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese dhe Kafshëve Endacake.”, thuhet fillimisht në përgjigjen e agjencisë.
Tutje, AUV ka terguar se çka ka gjetur ekipi inspektues në strehimore.
“Te gjeturat e ekipit inspektues janë: në tokën bujqësore të pronarit është vendosë një kontejner i cili shërben për vendosjen e ushqimit të kafshëve (për qen ) të kapura dhe janë disa Bokse, të cilat përdorën për vendosjen e qenve endacake, e të cilët paraprakisht kastrohën dhe sterilizohen në ambulantë veterinare të të njëjtit subjekt dhe dërgohen në këto boxe për hospitalizim (kjo sipas deklarimit të operatorit te biznesit).”, u përgjigjën nga AUV.
Operatori i strehimores, siç thuhet në përgjigjen e agjencisë, kishte kontratë me komunën e Pejës për trajtimin e qenve endacak.
“Operatori i lartcekur ka kontratë me komunën e Pejës për kapjen dhe trajtim e qenve endacake por në kushtet e tenderit nuk i është kërkuar qe subjekti të ketë strehimore të vetën.”, thuhet tutje.
Strehimorja është në ndërtim e sipër nga komuna kishte deklaruar pala e operatorit.
“Sipas deklarimit të palës strehimorja është në ndërtim e sipër nga komuna por akoma e papërfunduar, andaj sipas deklarimit të tij, me pëlqimin e autoriteteve komunale ka filluar kapjen dhe trajtimin në këto kushte deri në përfundimin e strehimores nga komuna.”, tha AUV për lajmi.net
Në fund, AUV tha se strehimores i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë deri në plotësimin e kushteve.
“Në momentin e inspektimit në bokset e kësaj qendre është hasë vetëm një qen për të cilin nuk kishte shënime lidhur me kapjen , trajtimin, sterilizimin apo kastrimin e tij edhe pse pala deklaron se e ka kastruar. Nga kjo qe u tha më lartë dhe duke u bazuar në gjendjen faktike inspektorë konstatuan se kjo qendër nuk ka kushte për hospitalizim dhe mbajtje të qenve të kapur, andaj subjektit i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë deri në krijimin e kushteve konform me udhëzimin administrativ. Subjektit i inspektuar me nr. Biznesi: 811897258, me procesverbal i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë deri në plotësimin e kushteve të përcaktuara me legjislacionin ne fuqi dhe pajisjen me licencë nga AUV.”, përfundoi agjencia në përgjigjen e saj./lajmi.net/