AUV: Në kontrollet në sektorin e qumështit u identifikuan 93 mospërputhje, 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po mbajnë konferencë për media mbi rezultatet e kontrolleve zyrtare në sektorin e qumështit. Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Bekim Hoxha, tha se aksioni ka përfshirë kontrolle në treg, depo dhe pika kufitare, duke e cilësuar atë si një nga aksionet më të…

Lajme

04/08/2026 10:12

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po mbajnë konferencë për media mbi rezultatet e kontrolleve zyrtare në sektorin e qumështit.

Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Bekim Hoxha, tha se aksioni ka përfshirë kontrolle në treg, depo dhe pika kufitare, duke e cilësuar atë si një nga aksionet më të gjera të realizuara deri më tani në këtë sektor, raporton lajmi.net

“Janë kryer kontrolle në treg, në depo dhe pika kufitare. Si rezultat i këtij aksioni janë marrë gjithsej 495 mostra, të cilat janë realizuar për parametrat e ndryshëm të autenticitetit dhe sigurisë ushqimore, përfshirë përmbajtjen e yndyrës, praninë e vajit të palmës, yndyrnave bimore, niseshtes apo amidonit dhe qumështit pluhur. Këto rezultate kanë paraqitur një pasqyrë të plotë bazuar në evidencë. Ky aksion përfaqëson një nga aksionet më të gjera që janë ndërmarrë deri më tani”, deklaroi Hoxha.

Ai bëri të ditur se kontrollet kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm mospërputhjesh në përbërjen e produkteve të analizuara. Në kontrollet në sektorin e qumështit u identifikuan 93 mospërputhje, 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës.

“Këto kontrolle kanë gjetur një numër të madh mospërputhjesh. Nga analizat laboratorike janë evidentuar disa mospërputhje në nivelin e përbërësve. Nga gjithsej 93 mospërputhje të identifikuara, 46 raste kanë të bëjnë me praninë e vajit të palmës. Kjo përfaqëson gjysmën e mospërputhjeve të evidentuara gjatë aksionit dhe e bën vajin e palmës çështjen më të shpeshtë të identifikimit”, theksoi ai.

Këto janë rezultatet e përmbledhura nga mostrat e marra të produkteve qumështit, prezentuara nga Kujtim Uka, shef i laboratorit në AUV:

Kompani është Aldi, produkti gjizë. Testimet që janë kryer. Është detektuar vaji i palmës. Vaji i palmës nuk është deklaruar në produkt. Yndyrat nuk janë detektu dhe nuk janë deklaru.

Kompani Abi SHPK, krem i freskët. Vaji i palmës është detektuar. Nuk është deklaruar. Yndyra bimore është detektuar dhe është deklaruar.

Kompania Abi, speca në krem. Vaji i palmës është detektuar, nuk është deklaruar. Yndyrat bimore janë detektuar, nuk janë deklaruar.

Kompania Abrazen, produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur, dhe e ka të deklaruar yndyrën bimore.

Kompania Abrazen, produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore nuk janë detektuar.

Kompania Ajka, produkti ajkë Schmand. Është detektuar vaji i palmës, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë të detektuara, nuk janë të deklaruara.

Kompania Anor, produkti Double Cream. Vaji i palmës është i detektuar, nuk është i deklaruar.

Kompania Best BT, produkti margarinë. Janë gjetur vaj palme dhe yndyra bimore.

Kompania Bylmeti, është krem pite për vakum. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe nuk janë deklaruar.

Kompania Bylmeti, produkti Schmand i freskët. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar.

Kompania Dauti, produkti përgatitje ushqimore me yndyrë bimore. Është gjetur vaj i palmës, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Delfini, produkti bianca. Ka vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë të gjetura dhe të deklaruara.

Kompania Elkos, produkti Mrekullia nga Ajka. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe kanë qenë të deklaruara.

Kompania Elkos, margarinë. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Gola, produkti kos me kajmak. Është detektuar vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Lactalis SHPK, qumësht, vaj palme nuk është gjetur dhe nuk është gjetur.

Kompania Grandi, margarinë rosa. Vaj palme është gjetur, nuk është deklaruar.

Korabi, produkti pavllak. Është detektuar yndyrë bimore, nuk është deklaruar.

Magic Ice, gjizë, është gjetur vaj palme.

Bylmeti, krem për pite, është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Drena SHPK, mazë tradicional. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania PRO EX, produkt krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar. Krem Budget, vaj palme është detektuar nuk është deklaruar. Gjizë, vaji i palmës është detektuar nuk është deklaruar. Edhe te lëngu me speca dhe speca me ajkë është gjetur vaj palme.

“Bazuar në këto gjetje, Agjencia ka vepruar menjëherë. Operatorëve ekonomikë u është kërkuar deklarimi korrekt i produkteve, pajisja me autorizimet përkatëse, ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me natyrë bimore. Në rastet kur është konstatuar mospërputhje serioze, janë marrë masa administrative”, thanë nga AUV./Lajmi.net/