AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona  e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Pas konfirmimit të  shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës. Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS…

Lajme

30/06/2025 13:58

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona  e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Pas konfirmimit të  shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.

Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit ë kafshëve në Kosovë.

“Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në  lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më  aktive janë në periudhën  e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së  hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”, ka njoftuar AUV-i. /Lajmi.net/