AUV: Ndalohet importi i derrave nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve “Gjuha e Kaltër” dhe “Murtaja Afrikane e Derrit”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i kafshëve të gjalla (produkteve të derrit) nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve “Gjuha e kaltër” dhe “Murtaja Afrikane e Derrit”. Pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër – BT dhe…

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i kafshëve të gjalla (produkteve të derrit) nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve “Gjuha e kaltër” dhe “Murtaja Afrikane e Derrit”.
Pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër – BT dhe Murtaja Afrikane e derrit – ASF në shtetin e Serbisë, me qellim parandalimi të përhapjes se sëmundjeve në vendin tonë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë.
“Autoritetet Kufitare qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV, duhet të ngritin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare. Kjo për të mos lejuar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla gjedhe, dele, derra dhe produkteve të derrit nga ky shtet. Vigjilencë e shtuar e kontrollit do të ushtrohet edhe në bagazhet personale të pasagjerëve, për të ndaluar hyrjen e çfarëdo lloji të produktit të derrit, qe hynë ne kategorinë e produkteve bartëse të sëmundjes se Murtajës Afrikane të Derrit. Derisa vendimi është në fuqi qytetaret e kanë të ndaluar kalimin kufitar me çfarëdolloj produkti te derrit qe ka origjinë nga Serbia, çoftë edhe si ushqime gjatë udhëtimit”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV ka njoftuar se të gjithë janë të obliguar të ndihmojnë dhe veprojnë për parandalim të përhapjes se sëmundjeve.
“Gjuha e Kaltër është sëmundje virale e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Mortaja Afrikane e Derrit është një sëmundje infektive virale që prek derrat e egër dhe ata shtëpiak. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat. Këto sëmundje nuk janë zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: