AUV konfirmon: Ka nisur asgjësimi i 35,170 kilogramëve peshk të kontaminuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot për lajmi.net se ka nisur procesi i asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, si pjesë e zbatimit të një vendimi të Gjykatës Komerciale. Sipas AUV-së, ky veprim është ndërmarrë për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare…

Lajme

03/10/2025 15:24

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot për lajmi.net se ka nisur procesi i asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, si pjesë e zbatimit të një vendimi të Gjykatës Komerciale.

Sipas AUV-së, ky veprim është ndërmarrë për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë në tregun ushqimor.

“Në përputhje me vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk,” thuhet në konfirmimin e marrë nga AUV për lajmi.net.

Rasti kishte marrë vëmendje publike pas raportimeve të njëpasnjëshme për praninë e krimbave dhe parazitëve të rrezikshëm në peshkun e ngrirë që importohej në Kosovë. Konsumatorë dhe media kishin ngritur shqetësime serioze për rrezikun që përbëjnë këto produkte për shëndetin publik, duke kërkuar reagim nga institucionet përkatëse.

Kompania “Delfin L.T.D”, në përpjekje për të ndalur asgjësimin, kishte dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Komerciale për sigurimin e provës përmes një ekspertize ndërkombëtare, por kjo kërkesë ishte refuzuar fillimisht nga Dhoma e Shkallës së Parë dhe më pas ishte hedhur poshtë përfundimisht edhe nga Dhoma e Shkallës së Dytë.

Në aktgjykim u theksua qartë se produktet e analizuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ishin të kontaminuara me parazitë të llojit Anisakida spp, të cilët paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për konsumatorët./lajmi.net/

LEXO MË SHUMË:

https://lajmi.net/aktgjykimi-i-plote-qe-demaskon-mosveprimin-peshku-me-krimba-duhej-te-asgjesohej-qe-ne-korrik-por-ende-gjendet-ne-depo6/