Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga raportimet e Ministrisë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara. Aliu ka sqaruar se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni. Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022…
Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.
Aliu ka sqaruar se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni.
Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022 kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.
Po ashtu, projekti sipas tij, kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.
Sipas Aliut, megjithë vështirësitë, zgjidhjet janë duke u gjetur dhe projekti po përparon.
Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.