Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Autorizohet përdorimi i terapisë që e mori Trumpi për ta mposhtur koronavirusin

11:13 | 22 Nentor 2020

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka miratuar të shtunën një autorizim emergjent për përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron si trajtim për pacientët e infektuar me COVID-19.

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump e kishte morrë terapinë e quajtur REGEN-COV2, kur u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

Trajtimi duhet të futet në qarkullimin e gjakut dhe ka për qëllim të imitojë një përgjigje imune ndaj infeksionit. Kokteji uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, “duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë”

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.