Autogol me stil, zhbllokohet rezultati në ndeshjen Napoli – Braga

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Bragës në Ligën e Kampionëve. Napoli ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net. Napolitanëve ua dha epërsinë mbrojtësi mysafir, Saatci që shënoi autogol në minutën e nëntë. Saatci shënoi me stil gabimisht në portën e tij, në tentim për ta…

Sport

12/12/2023 21:15

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Bragës në Ligën e Kampionëve.

Napoli ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net.

Napolitanëve ua dha epërsinë mbrojtësi mysafir, Saatci që shënoi autogol në minutën e nëntë.

Saatci shënoi me stil gabimisht në portën e tij, në tentim për ta larguar topin.


Sfida mes Napolit dhe Bragës është në kuadër të Grupit C./Lajmi.net/