Autobusi që bartë nxënës godet dy fëmijë në Novosellë të Pejës
Një autobus që bartë nxënës ka goditur dy fëmijë në Novosellë të Pejës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe se lëndimet nuk janë serioze. “Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në…

Lajme
Një autobus që bartë nxënës ka goditur dy fëmijë në Novosellë të Pejës.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe se lëndimet nuk janë serioze.
“Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës, një bus që bartë nxënës i ka goditur dy fëmijë, të njëjtit janë jashtë rrezikut, lëndimet nuk janë serioze, janë në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/