Autoblindat dhe topat me ujë në gjendje gatishmërie (Video/Foto)
Ka mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e protestës së paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje para Kuvendit të Kosovës.

Lajme
Përmes kësaj proteste do të kundërshtohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion kufitar me Malin e Zi, që pritet të hidhet sot në votim.
Për të parandaluar çfarëdo situata, policia ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake. Afër shesheve janë në gatishmëri edhe autoblindat, si dhe topat me ujë.
Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet në Kuvend dhe jashtë tij. /Lajmi.net/