Auto-gol i pabesueshëm i portierit, a ishte Fiorentina-Sassuolo e kurdisur?
Portieri i Sassuolos, Andrea Consigli, e ka shënuar një autogol shumë të dyshimtë.

Sport
Ai ka shënuar në mënyrë të pabesueshme në portën e tij në minutat e fundit të ndeshjes kundër Fiorentinës.
Ajo që e bën akoma më të dyshimtë këtë gol është reagimi i portierit, i cili as që tenton ta ndalë topin që po shkonte ngadalë drejt rrjetës, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nëse kjo nuk është ndeshje e kurdisur, çfarë mund të jetë”, ka shkruar faqja britanike, “Benchwarmers”.
