Austria nis një fushatë për të sjellë Kosovën dhe Shqipërinë më afër BE-së
Austria ka njoftuar fillimin e një fushate që synon të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Lajme
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka nisur një turne vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit. Në fillim të agjendës së tij, Kurz tha se agjenda e bisedimeve do të përqëndrohet në sjelljen e vendeve të rajonit më pranë BE-së dhe në përpjekjet për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, transmeton lajmi.net.
Sa i përket afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në, Kurz ka thënë se duhet të ketë mbështetje të qartë për hapat e këtyre vendeve në aspektin e reformave të kërkuara.
Nga ana tjetër, Kurz ka paralajmëruar edhe takime të shumta me ndërmarrjet e Austrisë në rajon, për të hapur vende pune në Austri. Punësimet nga rajoni, në një kohë kur vala e refugjatëve nga jashtë kontinentit po kalon masat, është duke u parë si një skenar i cili duhet zbatur nga autoritetet evropiane.
Për këtë, ministri i Jashtëm austriak thotë se qëllimi nuk është që të presim se çfarë Greqia është duke bërë, por për të gjetur një zgjidhje me Shkupin për të ndaluar valën e refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“Megjithatë, kjo nuk na pengon për të aplikuar masat tona kombëtare në kufi”, ka thënë Kurz. /lajmi.net