Australia bën ‘përjashtim koronavirusi’ për paradën LGBT me mijëra njerëz

Eventi i mbajtur sot ishte ‘Mardi Gras’ e 43-të e mbajtur në qytet, i përshkruar nga organizatorët si “një shfaqje e shkëlqyeshme e kulturës dhe komuniteti LGBTQI+”.

Fun

07/03/2021 15:52

Mijëra njerëz u mblodhën sot në një stadium kriketi në Sydney për celebrimin e përvitshëm të njohur “Mardi Gras ‘gej e lesbike’, ku performaca kryesore u bë nga këngëtarja Rita Ora.

Zakonisht marshimi bëhet me paradë gjigande në rrugët e qytetit por planet u ndryshuan këtë vit prej pandemisë së Covid-19.

Gjithsesi rreth 36,000 njerëz morën pjesë në eventin e organizuar brenda stadiumit pas lejes së veçantë të dhënë nga autoritetet, si dhe nje marshim i vogël u bë  në rrugën e zakonshme të paradës.

Eventi i mbajtur sot ishte ‘Mardi Gras’ e 43-të e mbajtur në qytet, i përshkruar nga organizatorët si “një shfaqje e shkëlqyeshme e kulturës dhe komuniteti LGBTQI+”.

Parada me kostumet shumëngjyrëshe u transmetua në televizion, me performancën e hapjes nga Rita Ora.

Shumë nga marshuesit mbanin mesazhe politike në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve dhe të punonjësve të seksit.

Megjithse në shumicën e botës grumbullime të tilla janë të pamendueshme, rajoni australian i New South Wales thotë se ka 48 ditë pa asnjë rast koronavirusi. /Lajmi.net/