Austin Reaves shkëlqen me rekord historik, Lakers triumfojnë ndaj Kings

Basketbollistët e Los Angeles Lakers shënuan një fitore të rëndësishme mbrëmë në përballjen me Sacramento Kings, duke triumfuar me rezultatin 127:120. Heroi i takimit ishte Austin Reaves, i cili zhvilloi një ndeshje historike dhe regjistroi statistika mbresëlënëse. Ylli i Lakers realizoi 51 pikë, bëru 11 kërcime dhe dha 9 asistime, duke u ndalur vetëm një…

Sport

27/10/2025 08:58

Basketbollistët e Los Angeles Lakers shënuan një fitore të rëndësishme mbrëmë në përballjen me Sacramento Kings, duke triumfuar me rezultatin 127:120.

Heroi i takimit ishte Austin Reaves, i cili zhvilloi një ndeshje historike dhe regjistroi statistika mbresëlënëse.
Ylli i Lakers realizoi 51 pikë, bëru 11 kërcime dhe dha 9 asistime, duke u ndalur vetëm një hap larg një “triple-double”-i.

Me këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Reaves vendosi rekord personal dhe u bë vetëm lojtari i katërt në 40 vitet e fundit që arrin të paktën 50 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime në një ndeshje të NBA-së. Para tij, këtë e kishin arritur vetëm Luka Doncic, Russell Westbrook dhe James Harden.

Historikisht, performanca e Reaves është një nga më të mirat të regjistruara nga një lojtar i Lakers në dekadat e fundit. Herën e fundit që një basketbollist i klubit nga Los Angeles shënoi një ndeshje të këtij niveli ishte më 3 shkurt 1963, kur Elgin Baylor realizoi 50 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime kundër Boston Celtics.
Në mungesë të yjeve LeBron James dhe Luka Doncic, skuadra u mbështet në formën e shkëlqyer të Reaves dhe në ndihmën e bashkëlojtarëve. DeAndre Ayton regjistroi 22 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Rui Hachimura shtoi 18 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime. Jake LaRavia kontribuoi me 11 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, kurse Marcus Smart shtoi 11 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime, duke u treguar i rëndësishëm në fazën mbrojtëse.

Pavarësisht humbjes, Sacramento Kings zhvilluan një ndeshje të fortë. Zach LaVine ishte më efikasi me 32 pikë, ndërsa DeMar DeRozan shtoi 21 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime. Ish-lojtari i Lakers, Dennis Schroder, dha një paraqitje të mirë kundër ish-klubit të tij me 18 pikë dhe 12 asistime, ndërsa Russell Westbrook po ashtu kontribuoi me 18 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Malik Monk përfundoi me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Boston Celtics u mundën nga Detroit Pistons me rezultatin 119:113. Basketbollisti me origjinë shqiptare Luka Garza luajti 14 minuta, duke regjistruar 2 pikë, 2 ribaunde dhe 1 asistim.

Rezultatet:

Detroit – Boston 119:113.