Aurora Muliqi shpallet “Futbollistja e Muajit”
Aurora Muliqi e KFF Mitrovica është shpallur futbollistja më e mirë e muajit tetor në Siguria Superligën e Femrave. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon iniciativën për ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit”, me synim promovimin dhe zhvillimin e futbollit të femrave në vend. Sipas njoftimit të FFK-së, Komisioni i Garave, pas shqyrtimit…
Sport
Aurora Muliqi e KFF Mitrovica është shpallur futbollistja më e mirë e muajit tetor në Siguria Superligën e Femrave.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon iniciativën për ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit”, me synim promovimin dhe zhvillimin e futbollit të femrave në vend.
Sipas njoftimit të FFK-së, Komisioni i Garave, pas shqyrtimit të paraqitjeve dhe statistikave të lojtareve gjatë muajit tetor, ka vendosur që çmimi t’i ndahet futbollistes së KFF Mitrovica, Aurora Muliqi.
Ajo u dallua me paraqitjet e saj gjatë katër xhirove të zhvilluara në këtë muaj, duke realizuar katër gola dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rezultatet e skuadrës së saj.
Vlerësimi është bërë në bazë të paraqitjeve individuale, statistikave dhe ndikimit të futbollistes në suksesin e ekipit.