Aurela Gaçe kujton Dr Florin (FOTO)

U bënë gjashtë muaj e ndarjes nga jeta e Doktor Florit, por koha e kaluar duket se nuk e ka zbehur aspak dhimbjen e të afërmve dhe miqve të tij të cilët vazhdimisht e kujtojnë, përmes fotografive dhe këngëve të tij

ShowBiz

18/05/2015 12:00

E një prej tyre është edhe Aurela Gaçe e cila shpesh poston ndonjë gjë me DR:Florin, ndërsa në këtë gjashtë mujor, Gaçe bën një dedikim të ndjerë.

“Për njerëzit që i doje e të donin shumë, nuk ka nevojë te,  të kujtojnë për 6 mujore etj., etj., sepse të kujtojnë çdo ditë… Për publikun që u le gjurmë, përsëri nuk ka nevojë për data të caktuara, pasi edhe ata këndojnë, kërcejnë muzikën tënde, atë qe ti le pas për ta. Kështu që përfundimisht o Flor, ti je me ne”, ka shkruar Aurela, transmeton lajmi.net