Aurela Gaçe kthehet në kohë, publikon foto të publikuar 23 vite më parë

Aurela Gaçe po qëndron aktive me postime në rrjetet sociale.

ShowBiz

07/06/2020 19:30

Aurela Gaçe përdor rrjetin social Instagram për të informuar publikun rreth çdo gjëje si nga jeta private ashtu edhe profesionale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja para pak ore ka publikuar një imazh krahasues mes dy kohërave të ndryshme, në njërën foto këngëtarja ishte 22 vjeçare ndërsa në tjetrën 45 vjeçare.

“Foto numër 1- 22 vjeçe, foto numër 2- 45 vjeçe. Arsyeja pse i nxora bashkë  fotot është thjeshtë ngjyra e flokut. Tek e para foto, sapo kisha filluar të eksperimentoja me leshtë. Tek e dyta, sapo fillova të heq të zezën nga leshtë. Punë leshrash domethënë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBG0gPVAK7k/