Aurela Gace: Jam super e kontrolluar!

Kënga ‘Pa kontroll në bashkëpunim me Jung Zerkën është ajo e cila, këngëtares Aurela Gace i solli triumfin në ‘Kënga Magjike’. E ndonëse kjo këngë është lidhur ngushtë me personalitetin e Aurelës, këngëtarja përmes një postimi ka treguar se ur duket e pa kontroll, në fakt është super e kontrolluar...

ShowBiz

21/12/2014 17:25

“E super kontrolluar…pa kontroll. Edhe kur dukem pa kontroll, kam një super kontroll të kontrolluar që kontrollon çdo gjë. Po më doli edhe Joung Zerka si vetja”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtarja Gace në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net

Aurela, ndryshe njihet si një ndër këngëtaret e cila çdo herë në skenë vjen ndryshe, ndërsa radhitet tek emrat më energjik të skenës sonë.