Auditorët publikojnë të dhënat për pasqyrat financiare të partive politike: PDK kishte të hyra gjatë 2024-tës mbi 1 milionë euro
Raporti i Auditorit ka publikuar të dhënat për pasqyrat financiare të partive politike. Në këto të dhëna është edhe raporti për Partinë Demokratike të Kosovës i përbërë nga pasqyra e pozitës financiare deri më 31 dhjetor të vitit që lëmë pas. “Gjatë vitit 2024, subjekti politik ka shlyer obligime në vlerë totale prej 176,498.80 euro…

Lajme
Raporti i Auditorit ka publikuar të dhënat për pasqyrat financiare të partive politike.
Në këto të dhëna është edhe raporti për Partinë Demokratike të Kosovës i përbërë nga pasqyra e pozitës financiare deri më 31 dhjetor të vitit që lëmë pas.
“Gjatë vitit 2024, subjekti politik ka shlyer obligime në vlerë totale prej 176,498.80 euro dhe i ka njohur këto si të hyra në Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, kategoria te hyrat tjera, pa pasur dokumentacion mbështetës ose marrëveshje formale për shlyerjen e këtyre detyrimeve… Mospasqyrimi korrekt i këtyre transaksioneve dhe mungesa e marrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve krijojnë pasiguri të konsiderueshme në besueshmërinë e pasqyrave financiare dhe ndikojnë në saktësinë e rezultateve financiare të subjektit politik për vitin 2024” thuhet në raportin e auditimit.
Në përgjithësi, auditorët vlerësues te PDK-ja kanë gjetur mospasqyrim të saktë të kontributeve në natyrë dhe shpenzimeve të qirasë, mungesë të procedurave të prokurimit, mungesë të funksionalizimit të kontrollit të brendshëm financiar, dhe mungesë të nënshkrimeve të rregullta në pasqyrat financiare.
Për dallim nga viti 2023, kur PDK-ja deklaroi toka, objekte dhe pajisje në vlerë prej 25 mijë e 966 euro e 7 centë, vlera e tyre për vitin 2024, sipas deklarimit, është 27 mijë e 455 euro e 83 centë.
Në total, pasuritë afatshkurtra dhe afatgjata të PDK-së, gjithnjë sipas vlerësimit të auditorit deri më 31 dhjetor 2024, kanë vlerë prej 28 mijë e 467 eurosh.
Partia ka deklaruar detyrime afatgjata në vlerë mbi 27 mijë e 455 euro, dhe detyrime afatshkurtra në vlerë prej 110 mijë e 356 euro.
Gjatë vitit 2024, PDK-ja deklaroi të hyra me vlerë 1 milionë e 16 mijë e 978 euro e 82 centë dhe shpenzime me vlerë prej 941,266.12 euro.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë të auditimit.