Audio-incizimet e Kusari-Lilajt me Radojiciq, Tahiri: Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot në Parlamentin e Kosovës ka folur edhe njëherë për audio-incizimet e publikuara me deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lilaj dhe kryekriminelit serb Milan Radojiciq. Ai ka kërkuar nga deputetja Kusari-Lilaj të kërkoj falje para grupit parlamentar dhe të tregoj cilat janë kërkesat që i janë plotësuar…

Lajme

10/10/2024 11:46

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot në Parlamentin e Kosovës ka folur edhe njëherë për audio-incizimet e publikuara me deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lilaj dhe kryekriminelit serb Milan Radojiciq.

Ai ka kërkuar nga deputetja Kusari-Lilaj të kërkoj falje para grupit parlamentar dhe të tregoj cilat janë kërkesat që i janë plotësuar Radojiciqit.

“Unë të kërkoj sot me dal me i kërku falje grupit tonë parlamentare Mimozë sepse kurrë njollë ma të zezë nuk ka me pas sesa involvimi i një kryeterroristi në vendimmarrje në Kosovë. Trego cilat janë çështjet që këta janë dakorduar dhe cilat janë kërkesat që i janë plotësuar Milan Radojciqit nga VV dhe Mimoza Kusari”, ka thënë Tahiri .