Audienca private e Osmanit me Papa Leonin XIV: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen formale nga Selia e Shenjtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për audiencën private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, që ka thënë se ishte një nder i veçantë. Ajo ka thënë se gjatë këtij takimi, i ka përcjellur urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për audiencën private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, që ka thënë se ishte një nder i veçantë.
Ajo ka thënë se gjatë këtij takimi, i ka përcjellur urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës.
“Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë. Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se Kosova është e përkushtuar që t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe të avancojë miqësinë historike, duke udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë.
“Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, ka shtuar e para e shtetit të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: