Audi Q7 ndahet përgjysmë – shoferi shpëton për mrekulli

Një Audi Q7 u nda në dy pjesë pas një aksidenti brutal në Rusi.

Bota

21/05/2019 17:58

Pavarësisht kësaj, shoferi mbijetoi pa lëndime serioze, madje ai u largua nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Fotografitë e aksidentit u shpërndanë në internet nga një numër i madh i mediave ruse.

Me sa duket, aksidenti ndodhi me shpejtësi të lartë dhe të paktën një nga ulëset e rreshtit të mesëm u shkëput nga makina. /Lajmi.net/