Audi freskon modelin A7 për vitin 2015

Pas debutimit të tij në vitin 2010, Audi ka bërë të ditur se modeli A7 ka nevojë për një freskim për vitin 2015.

Auto & Tek

23/05/2014 12:03

Kështu që për vitin 2015 modeli me katër dyer merr më shumë fuqi, ndërrues të ri të shpejtësive, drita të reja dhe një sistem të ri kompjuterik.

I bërë në një dizajn atletik, Audi ka ri-ndërtuar grilat e tij, mbrojtëset anësore, mbrojtëset para dhe prapa dhe ka vendosur drita LED standarde në pjesën e përparme dhe atë mbrapa.

Dritat LED në krye të veturës kombinohen me sinjalizuesit dinamik të kthimit, të cilët vijnë standard anash.

Modeli i ri A7 vjen me një zgjedhje prej 3 motorëve, prej një motori 3.0 litërsh V6 i cili dërgon 218 kuaj-fuqi në rrotat e para e deri tek njësia TFSi 4.0 litërsh i radhitur në 450 kuaj-fuqi. Ndryshe nga motori TDI dizel 3.0, i cili dërgon 320 kuaj-fuqi përmes tetë shpejtësive tiptronike.

Në brendësi të veturës, një linjë horizontale e rrethon shoferin dhe pasagjerin në kabinën e dizajnuar me materiale të reja të Valcona-së dhe pjesëve të aluminit.

Pesë ngjyra të reja janë mundësuar për ulëset të cilat janë të pajisura me ventilim dhe funksione të masazhimit, përderisa sistemi operativ i radios vjen si standard.

Sa i përket sistemit informues kompjuterik, Audi ofron një navigacion të avancuar me një ekran MMI prekës, ku automatikisht lidhet me sistemin e Audi-së.