Aubameyang për derbin e Londrës: Nuk kam asgjë personale me Arsenalin, tashmë jam “blu”
Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka në plan të emocionohet edhe pse do të luajë në fundjavë ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit. Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se nuk ka asgjë personale me “topçinjtë”, duke shtuar se tanimë është lojtar i Chelseat. “S’kam asgjë personale në lidhje me Arsenalin. Unë jam rikthyer…

Sport
Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka në plan të emocionohet edhe pse do të luajë në fundjavë ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se nuk ka asgjë personale me “topçinjtë”, duke shtuar se tanimë është lojtar i Chelseat.
“S’kam asgjë personale në lidhje me Arsenalin. Unë jam rikthyer këtu, por tashmë jam blu”, u shpreh ai.
Derbi Chelsea – Arsenal do të luhet të dielën më fillim nga ora 17:30 në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/