Aubameyang: Ëndërroj të luaj për këtë ekip

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë të ditur se ku dëshiron të transferohet në të ardhmen.

Sport

20/02/2016 15:04

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ëndërron të transferohet në Real Madrid.

Reprezentuesi i Gabonit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, ai ka pranuar se ëndërron transferimin në Santiago Bernabeu.

“Ëndrra e fëmijërisë? Të luaj për Real Madridin”, deklaroi Aubameyang për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, përcjell “Lajmi.net”.

Aubameyang kërkohet nga Arsenal e Liverpool në Premierligë.