Aubameyang: Barca ka potencial të jashtëzakonshëm për sezonin tjetër

Pierre Emerick Aubameyang është optimist për sezonin tjetër te Barcelona.

Sport

25/05/2022 15:20

Sulmuesi gabonez ka dhënë disa komente së fundmi, ku mes tjerash ka folur për sezonin e ardhshëm dhe gjasat e Barcelonës për tituj.

Aubameyang ka paralajmëruar rivalët duke insistuar se skuadra ‘Blaugrana’ ka potencial të jashtëzakonshëm për të bërë mirë sezonin tjetër.

“Ka shumë talenta të shkëlqyer të cilët duhet vetëm të punojnë dhe të besojnë në veten e tyre”, ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net. “Kur je i ri, sa më shumë luan, aq më shumë besim ke”, shtoi lojtari.

“Kjo është arsyeja pse Barca do të kthehet. Kjo skuadër ka potencial të jashtëzakonshëm. Pedri, Ansu, Gavi… Ata kanë diçka speciale. Ata vijnë nga La Masia dhe direkt në skuadrën A. Ata kanë qenë këtu prej kur ishin të rinj dhe kjo është më e mira. Duhet të jesh krenar për ta”, shtoi mes tjerash ish-anëtari i Arsenal.

32 vjeçari ka bërë një sezon të shkëlqyer me Barcelonën, ndonëse iu bashkua klubit vetëm pas merkatos së janarit. /Lajmi.net/