Au ndriquan 1800 rrugët e kryeqyetit?- Përplasen Ismaili e Rama
Kryetari i Prishtinës, i cili synon një mandat të dytë, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më i ndriçuar se tani. Duke iu përgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar, Rama tha se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dy çerdhe, ndërsa gjashtë të tjera janë në proces ndërtimi. Ai gjithashtu theksoi…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, i cili synon një mandat të dytë, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më i ndriçuar se tani.
Duke iu përgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar, Rama tha se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dy çerdhe, ndërsa gjashtë të tjera janë në proces ndërtimi. Ai gjithashtu theksoi se numri i qenve endacakë në rrugët e qytetit është ulur me 2,000, ndërsa po zhvillohen 150 pritore të reja.
“Derisa absolutisht pritoret janë në vendosje e sipër, derisa në zgjerojmë gjithë territorin. Kemi 150 pritore të reja duke u zhvilluar në të njëjtën kohë. Prishtinë kurrë nuk ka qenë më e ndriçuar se sot. 17 mijë poçe po instalohen në gjithë qytetin, derisa 2 mijë qen endacakë janë më pakë në rrugët tona”.
Teksa tutje kandidati i PDK-së për Komunën e Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit aktual dhe kundërkandidatit të tij, Përparim Rama, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete dhe qasje jo realiste ndaj sfidave të qytetit.
“Po ta jap një statistikë, në Prishtinë, nga 1800 rrugë gjithsej, 1200 janë të pandriçuara. Ndërkohë Tirana, për shembull, i ka 85% të rrugëve të ndriçuara.
Dhe ideja është që ne po flasim, por z. Rama, me gjithë respektin, ende ka ndjesinë e kandidatit për herë të parë, do t’i bëjmë, do t’i bëjmë, dot i bëjmë. Na kanë shkuar katër vite të jetës sonë kështu”, u shpreh Ismaili. /Lajmi.net/