Atraktiviteti i vozitjes në Rusi

Këtë herë, ne nuk kemi një por pesë incidente të ndryshme të ndodhura në Rusi. Video e pare fillon me një barkë të lidhur për kulmin e një makine e cila fluturon në autostradë. Video e dytë vjen nga Moska duke treguar një makinë që e humb një rrotë në autostradë dhe shkakton shumë shkëndija…

Auto & Tek

08/10/2013 18:31

Këtë herë, ne nuk kemi një por pesë incidente të ndryshme të ndodhura në Rusi.

Video e pare fillon me një barkë të lidhur për kulmin e një makine e cila fluturon në autostradë.

Video e dytë vjen nga Moska duke treguar një makinë që e humb një rrotë në autostradë dhe shkakton shumë shkëndija në rrugë.

Video e tretë na merr në qytetin e Orenburgut ku shoferët janë ballafaquar me një bandë me kuaj të cilët e bllokojnë rrugën.

Video e katërt tregon një skenë shumë serioze por fatmirësisht nuk është fatale për një këmbësor i cili në momentin e kalimit te zebrat goditet nga një shofer i ngutshëm.

Kurse video e fundit tregon se sa serioze për jetë mund të jetë një mosdhënie e përparësisë automjetit tjetër në Rusi.