Atmosferë vere, publikohet klipi i këngës “Ex” nga Elvana, Bardhi & Gimi-O

Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun.

ShowBiz

16/03/2022 17:04

Ajo arrinë të rrëmbejë një publik të tërë për vete me projektet muzikore të saj që shndërrohen në hite të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka sjellur një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Bardhin, dhe Dj e njohur Dj Gimi-O.

Bashkëpunimi i tyre u publikua dy javë më parë në ‘Spotify’.

E sot ata hitit të tyre i kanë bashkangjitur edhe videoklipin.

Ky videoklip është përplot me ngjyra dhe sjellë atmosferë verore.

Videoklipi është punuar nga Supercut Studio, ndërsa për dukjen e këngëtares Elvana Gjata, është përkujdesur Sellma dhe Kaci.

Ky projekt i tyre u pëlqye jashtëzakonisht shumë qysh në publikimin e audios në Spotify, duke kaluar 1 milion dëgjime për pak ditë, që shënoi një rekord në industrinë shqiptare.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i Elvana Gjatës gjatë këtij viti, ajo në muajin janar solli bashkëpunimin me Mozzikun “Ska”, i cili gjithashtu ishte një hit i vërtetë./Lajmi.net/