Atmosferë festive në shtëpinë e Gentës dhe Huseyin, çifti fillojnë përgatitjet për fundvit
Genta dhe Huseyin janë bërë gati për festat e fundvitit.

ShowBiz
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta duket se po i presin me padurim festat e fundvitit, andaj qysh tani e kanë zbukuruar shtëpinë, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, Genta publikoi një imazh, në të cilin tregon në një kënd të shtëpisë bredhin e stolisur.
Po ashtu, në tavolinë shihen dy gota me pije, të cilat çifti po i shijonin teksa po shikonin një film.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Genta është “Ça me bo”, në duet me Marselin dhe pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të reja. /Lajmi.net/
