Atletja shqiptare, Luiza Gega shpallet kampione e Evropës

Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa. Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Nga metri i parë deri te i fundit, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në…

Sport

20/08/2022 23:00

Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.

Nga metri i parë deri te i fundit, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majën e Evropës, përcjellë lajmi.net.

Një garë e jashtëzakonshme e Gegës, që tregon se është ylli i sportit shqiptar.