Atletico triumfon ndaj Cadizit, ‘blindon’ kreun e La Liga-s

Atletico Madridi ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim te Cadizi.

Sport

31/01/2021 18:13

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 2 – 4, e vlefshme për xhiron e 21-të në La Liga.

Ishte Luis Suarez që me një supergol nga gjuajtja e lirë zhbllokoi rezultatin (28′).

Vendasit barazuan shifrat përmes Negredos (35′), por pas nëntë minutave Atletico riktheu epërsinë me anë të Saul (44′).

Edhe pjesa e dytë ishte interesante, ku u shënuan edhe tri gola të tjera.

Ishte Suarez që shënoi golin e tretë dhe të dytin personal nga pika e bardhë (55′).

Prapë, Negredo ngushtoi epërsinë (71′), por fitoren e madrilenëve e vulosi Koke (88′).

Me këtë fitore, Atletico ‘blindon’ kreun me 50 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, plotë 10 më shumë se Reali, derisa Cadiz renditët në pozitën e 13-të me 24 pikë./Lajmi.net/