Atletico rikuperon Costan
Atletico Madrid ka rikuperuar sulmuesin Diego Costa për duelin vendimtar për titull të kampionit në La Ligë, kundër Barcelonës të shtunën në Camp Nou.

Sport
Lajm fantastik për trajnerin Diego Simeone. Sulmuesi Diego Costa është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare për titull të kampionit në La Ligë, kundër Barcelonës të shtunën.
Ylli i Atletico Madridit, i grumbulluar në mesin e listës së gjerë prej 30 futbollistëve të selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque për Kampionatin botëror në Brazil, është paraqitur sot në një ndeshje mes grupit, duke dëshmuar se ka tejkaluar problemin muskulor që e la jashtë ballafaqimit me Malagan, fundjavën e shkuar.
Rikuperimi i Costas është mbështetje e madhe për Atleticon që synon të del i pamposhtur nga Camp Nou të shtunën, për të siguruar titullin e kampionit në La Ligë.
Kurse, Barcelonës i kryen punë vetëm fitorja.