Atletico në frymën e fundit mposht Alavesin dhe rimerr kreun e La Liga-s
Atletico Madridi ka siguruar fitoren në fund në ndeshjen kundër Alavesit, e vlefshme për xhiron e 17-të të La Liga-s.

Sport
Skuadra spanjolle ia doli të fitoi me rezultat të ngushtë 1- 2, shkruan lajmi.net.
Marcos Llorente zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Suarezit (41′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Gjatë 45-minutëshit të dytë, vendasit mbeten me 10 lojtarë në fushë, meqenëse Laguardia u ndëshkua me të kuq.
Por, Alaves nuk u dorëzua dhe barazuan shifrat kur Felipe shënoi autogol dhe derisa pritej fishkëllima e gjyqtarit, në skenë doli Luis Suarez që i dha fitoren “Los Rijobalncos” (90′).
Me këtë fitore, Atletico përsëri rimerr kreun e tabelës me 38 pikë, derisa Alaves renditë në pozitën e 13-të me 18 sosh./Lajmi.net/