Atletico mbi Barcelonën

Atletico Madrid mposhti Levanten 3:2 dhe mori kryesimin në La Ligë. Skuadra nga kryeqyteti spanjoll fitoi për herë të 15’të pas 17 xhirosh dhe e tejkaloi kampionin Barcelonën që ka një ndeshje më pak të zhvilluar pasi të dielën paraqitet kundër Getafes. Dueli nuk ishte aspak i lehtë për Atleticon. Mysafirët kaluan në epërsi pas…

Sport

21/12/2013 21:02

Atletico Madrid mposhti Levanten 3:2 dhe mori kryesimin në La Ligë. Skuadra nga kryeqyteti spanjoll fitoi për herë të 15’të pas 17 xhirosh dhe e tejkaloi kampionin Barcelonën që ka një ndeshje më pak të zhvilluar pasi të dielën paraqitet kundër Getafes.

Dueli nuk ishte aspak i lehtë për Atleticon. Mysafirët kaluan në epërsi pas dy minutash lojë kur shënoi Andreas Ivanschitz, mirëpo pas gjysmë ore lojë rezultatin e barazoi Diego Godin.

Pak pas fillimit të pjesës së dytë sulmuesi Diego Costa e kaloi Atleticon në epërsi, mirëpo Levante u kundërpërgjigj duke barazuar nëpërmjet Pedro Rios, në minutën e 56’të.

Costa shënoi sërish 15 minuta para fundit kur konkretizoi një penallti dhe kësaj radhe mysafirët nuk patën më përgjigje.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone tani ka 46 pikë, tri më tepër se Barcelona dhe tetë më shumë se rivali i qytetit Real Madrid që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar pasi të dielën luan në udhëtim te Valencia.