Atletico Madrid shokohet nga Girona
Girona e ka befasuar Atletico Madridin në javën e 14-të në La Liga.

Sport
Girona ka arritur t’i marr një pikë Atletico Madridit, duke barazuar 1 me 1 në stadiumin ‘Estadio Municipal de Montiliv’.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Christain Staunit, që realizo nga penalltia në minutën e 45’, ku me këtë gol u mbyll pjesa e parë, raporton “lajmi.net”.
Atletico Madrid arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 82’, pasi Ramalho shënoi auto-gol.
Pas xhiros së 14-të, Atletico Madrid gjendet në vendin e tretë me 25 pikë, një më pak se Sevilla që është në vendin e parë. /Lajmi.net/