Atletico Madrid refuzon ofertën 70 milionëshe të Manchester City për Gimenez

Manchester City janë gati të shpenzojnë edhe një shumë tjetër të madhe për një mbrojtës.

Sport

07/09/2020 20:47

Pas transferimit të Nathan Ake, ‘Citizens’ janë gati të bëjnë edhe një tjetër lëvizje të madhe për të përmirësuar repartin defensivë.

Sipas ‘Sport’, Manchester City kanë nisur ofertën prej 70 milionë eurove drejt Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

Kjo ofertë është refuzuar nga drejtuesit e ‘Rojiblancos’ të cilët duan më shumë para për kartonin e mbrojtësit.

Anglezët janë duke shikuar edhe opsionin për transferimin e Kalidou Koulibaly. /Lajmi.net/