Atletico Madrid ofron 20 milionë euro për Griezmann – Barça e refuzon

Atletico Madridi ka ofruar 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht sulmuesin e Barcelonës, Antonie Griezmann. Palët patën mosmarrëveshje së fundi në lidhje me lojtarin dhe ky kontest po mundohet të zgjidhet shpejt. Francezi është në vitin e dytë të huazimit te “Los Colchoneros”, mirëpo dy skuadrat spanjolle janë duke u mospajtuar në distancë në…

Sport

15/09/2022 14:57

Atletico Madridi ka ofruar 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht sulmuesin e Barcelonës, Antonie Griezmann.

Palët patën mosmarrëveshje së fundi në lidhje me lojtarin dhe ky kontest po mundohet të zgjidhet shpejt.

Francezi është në vitin e dytë të huazimit te “Los Colchoneros”, mirëpo dy skuadrat spanjolle janë duke u mospajtuar në distancë në lidhje me statusin e lojtarit.

Atletico insiston se lojtari është vetëm i huazuar te ta, pasi marrëveshja thotë se Griezmann duhet t’i luajë 80% të ndeshjeve për t’u blerë përfundimisht.

Në anën tjetër, katalunasit insistojnë se lojtari duhet të blihet automatikisht, pasi marrëveshja thotë se ai duhet t’i luajë 80 për qind të lojëve vetëm në sezonin e parë.

Atletico po tenton një zgjidhje të shpejtë, duke tentuar që ta blejë lojtarin me një çmim jo shumë të lartë, mirëpo po has në vështirësi nga “blaugranat” të cilët duan 40 milionë. /Lajmi.net/