Atletico Madrid – Milan: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë), do zhvillohet sfida shumë interesante ndërmjet Atletico Madridit dhe AC Milanit, në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/11/2021 10:29

Si “Los Rijoblancos” dhe “Rossonerët” matematikisht kanë shpresa për kualifikim, andaj do mundohen të arkëtojnë vetëm pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Atletico Madrid në këtë takim është pa dy të lënduarit, si Joao Felix dhe Kieran Trippier, derisa Felipe mungon shkaku i kartonit të kuq.

Për dallim nga Atletico, AC Milan ka edhe me shumë mungesa, ngase plotë gjashtë yje si Ante Rebic, Mike Maignna, Tiemoue Bakayoko, Davide Calabria, Samu Castillejo dhe Fikayo Tomori mungojnë shkaku i lëndimeve.

Statistikë:

Atletico ka fituar tre ndeshjet e fundit ndaj Milanit në të gjitha garat.

AC Milan ka dështuar të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid (4-2-3-1): Oblak; Hermoso, Gimenez, Savic, Vrsaljko; Koke, Kondogbia; Carrasco, Lemar, Correa; Griezmann

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Romagnoli, Kjaer, Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Analizë:

Atletico Madrid është e treta në grupin B me dy ndeshje të mbetura, pas dy humbjeve radhazi nga Liverpool. Skuadra e Diego Simeone është një pikë prapa Porto, që përballen me Liverpoolin.

AC Milan kanë shumë shanse të ulëta që të mbyllin në vendin e dytë, pasi kanë vetëm një pikë në katër ndeshje. Duke parë formën aktuale, nuk duket e tillë.

Skuadra e Seri A, pësoi humbje nga Fiorentina në vikend dhe për kualifikim duhet të mposhtin Atleticon dhe Liverpool, derisa të shpresojnë në rezultate negative në takimet e tjera.

Atletico Madrid asnjëherë nuk ka humbur tre ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Parashikim:

Atletico Madrid 2 – 1 Milan.

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Wanda Metripolitano” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/