Atletico Madrid me shumë mund triumfon ndaj Celta Vigos
Atletico Madrid e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2021/22 në La Liga.

Sport
“Los Rijoblancos” mposhten Celta Vigon me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.
Angel Correa zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur pas asistimit të Lemar (23′).
Vendasit arritën të kthehen në lojë, pas golit të Aspas nga pika e bardhë (59′).
Por, vetëm pas pesë minutave, Atletico gjeti sërish golin përmes Correas (64′), që doli të jetë i fitores.
Kësisoj, tani Atletico mban pozitën e dytë me tre pikë, derisa Celta renditët në pozitën e 18-të pa pikë./Lajmi.net/