Atletico Madrid ka një lajm të keq për Barcelonën
Kjo ankesë vjen si përgjigje e Drejtorit të Barcelonës, Guillermo Amor, i cili tha se mund të ketë pasur tentime për të kontaktuar francezin.
Sport
Atletico Madrid do të denoncojë Barcelonën në FIFA, për shkak të tentimit të tyre për të biseduar dhe takuar me Antonie Griezmann.
Ata besojnë se Barcelona ka shkelur integritetin e konkurrencës, pasi të dy skuadrat po luftojnë për titullin e La Ligas.
Kjo ankesë vjen si përgjigje e Drejtorit të Barcelonës, Guillermo Amor, i cili tha se mund të ketë pasur tentime për të kontaktuar francezin.
Barcelona për diçka të tillë ishte akuzuar edhe nga skuadra braziliane Santos, pasi katalonasit kishin tentuar transferimin e mesfushorit Lucas Lima.