Atletico Madrid – Juventus, ky është formacioni i kombinuar

Atletico Madrid – Juventus është ndeshja kryesore e natës së sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/02/2019 17:09

Skuadra madriliane në ‘Wanda Metropolitano’ pret kampionët dhe liderët e Serie A, skuadrën e Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ që këtë sezon po e zhvillon me ambicie për të triumfuar pas transferimit të Cristiano Ronaldos, ka udhëtuar në Spanjë me optimizëm të madh për rezultat pozitiv.

Në anën tjetër, Diego Simeone, do të kërkojë që skuadra e tij të minimizojë ‘prezencën’ e Ronaldos në ‘Wanda Metropolitano’, duke kërkuar fitoren në ndeshjen e parë.

‘Goal.com’ ka publikuar një formacion të kombinuar duke zgjedhur mes lojtarëve të dy skuadrave./Lajmi.net/