Atletico Madrid dëshiron transferimin e Firminos

Atletico Madrid raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Sport

12/03/2022 10:21

30-vjeçari ka shënuar vetëm katër gola në Premierligë për “Reds” gjatë sezonit 2021-22, me paraqitjet e kufizuara për shkak të lëndimeve afatshkurtër dhe problemeve muskulore, përcjellë lajmi.net.

Firmino ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës në “Anfield” dhe ardhja e Luis Diaz në janar ka çuar në sugjerime se braziliani mund të jetë i tepërt ndaj kërkesave këtë verë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, besohet se është i vendosur të shtojë një tjetër sulmues këtë verë, me Jonathan David të Lille që thuhet se është një objektiv i gjigantëve Merseyside.

Sipas “Fichajes”, Atletico po tregon interes për Firminon, me kampionët spanjollë që përgatiten që Luis Suarez të largohet nga klubi në afatin e ardhshëm kalimtar.

Raporti pretendon se braziliani do të ishte i hapur për t’u bashkuar me skuadrën e Diego Simeone, pasi dëshiron të sigurojë një vend te Kombëtarja e Brazilit në Kupën e Botës 2022.

Firmino ka shënuar 95 gola dhe ka regjistruar 73 asistime në 316 paraqitje për Liverpoolin që kur iu bashkua nga Hoffenheim në korrik 2015./Lajmi.net/